Dritarja nga u arratisën 4 shqiptarët dhe pakistanezi

U arratisën nga dritarja e burgut në Kretë, vihet në pranga edhe shqiptari i fundit! Kapet edhe pakistanezi

9 Shkurt 2022, 11:55| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 12:02

  • Share

Katër shqiptarët dhe pakistanezi që u arratisën dy ditë më parë nga burgu i Kretës, janë rikthyer në qelitë e tyre për të vijuar vuajtjen e dënimit.

Ditën e djeshme u kap nga policia edhe shqiptari i fundit në arrati, Bledar Frroku si dhe pakistanezi. 

  • -Bledar Frroku, 33 vjeç, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni ishte bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.  

Për tre shqiptarët e tjerë shija e “lirisë” zgjati vetëm disa orë, pasi policia greke arriti t’i identifikonte dhe t’i rikthente në pranga.

Sipas mediave, ata u larguan nga Chania me një automjet të vjedhur, të cilin e braktisën në Heraklio, për të lëvizur me këmbë.

Në makinën e braktisur nga tre shqiptarët u gjet një sasi kokaine, hashashi dhe një thikë.

Po kush janë ata?

  • -Olis Prifti, 43 vjeç, banues nga Dropulli.  Profesioni i tij ishte kamarier, ndërsa u dënua në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme".
  • - Ardian Meta, 32 vjeç, nga Grabjani, Divjake. Profesioni i tij ishte bojaxhi.  Ai është dënuar me 24 vjet burg në 2017 për “grabitje”.
  • -Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni i tij ishte hidraulik. Ai është dënuar në 2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe për “trafik lëndësh narkotike” dhe “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”.

Si arritën të arratiseshin?

Pesë të burgosurit e rrezikshëm siç i kanë cilësuar mediat greke, morën shufrën e hekurt të sigurisë së qendrës së paraburgimit dhe arritën jo vetëm të shkulnin dhe përkulnin hekurat, por edhe të hiqnin një copë çimentoje nga dritarja.

Pasi arritën të kalonin pengesën e parë, dritaren, të burgosurit vrapuan në oborrin e komisariatit dhe pa u vënë re nga rojet e burgut, kapërcyen gardhin dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?