Për arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë.
Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë.
“Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishëm për t’ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedurale në lidhje me një vendim të prokurorisë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin, i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat.”, thuhet në njoftimin e vëllait të madh.
Lajmi kryesor:
I dënuar për mashtrim, arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Liam Osmani! Para 10 ditësh hyri në Shqipëri, por s'u kap nga TIMS në Rinas
M.Q./ReportTv.al