Ardian Çapja

Kronikë

I shpëtoi 3 atentateve, një ditë pasi u arrestua Ardian Çapja dërgohet në spital! Do i nënshtrohet një operacioni në zemër

30 Mars 2021, 17:11| Përditesimi: 30 Mars 2021, 23:05

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi u arrestua, Report Tv mëson se Ardian Çapja është dërguar në spital për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore, ku sipas burimeve është shtruar në reanimacionin e spitalit ‘Nënë Tereza’. Nga sa raportohet, Çapja do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Ai është dërguar në spital nën masa të rrepta sigurie, ku vijon të mbahet në ruajtje. Çapja iu ka shpëtuar 3 atentateve, më i fundit në qershor të vitit 2020 ku nga një kodër u qëllua në shpatull dhe në momentin e rrëzimit pësoi një frakturë edhe në kokë, ku qëndroi për disa ditë në reanimacion.

Ardian Çapja, 53 vjeç, u arrestua një ditë më parë,  si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja. Nga ana tjetër, ditën e sotme uniformat blu kanë 'mësyrë' në shtëpinë e tij, ku u gjendën një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si edhe një person i cili ishte në kërkim. Gjithashtu, bëhet e ditur, se Prokurori Ritvan Sukaj, i cili ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan është marrë në mbrojtje nga Policia i Shtetit, pas kërkesës së këtij të fundit.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Gentian teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, ndërsa të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje janë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Gentian dhe Nezir Beqiri

Kush është Ardian Çapja? Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Atentatet ndaj tij janë lidhur me  përplasjet e vjetra ku në shënjestër janë Çapajt.

Përplasjet ndër vite kanë lënë pas shumë viktima pjesë e familjes Çapja dhe jo vetëm. Ardian Çapja është pronari i hotel 'Unives' në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005 nga Gentjan Beqiri, i cili ekzekutua në 2012, ngjarje për të cilën u arrestua sot Ardian Çapja dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja.

Ardian Çapja 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 30/03/2021 17:29

    Do bëjë koronarografi një egzaminim routine që po e përdor për të dal në arrest shtëpie, lojë që bëjnë Doktorët kur ju mbushin xhepat me lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?