Kronikë

U arrestua duke bërë vetëgjyqësi, kush është burri trafikant i deputetes Elda Hoti! U kap me bazë droge në 2016 në Itali

11 Maj, 09:59| Përditesimi: 11 Maj, 10:06

  • Share

Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i kandidates së PD në Lezhë Elda Hoti, është arrestuar mbrëmë nga policia për krime zgjedhore, bashkë me shtetasin Amarildo Jushi. Ndoja dhe Jushi janë vënë në pranga për “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Por kush është Ladi Ndoja, i arrestuar në vitin 2016 si trafikant droge?

Ishte viti 2015, kur Ndoja ra në pranga në Valencia të Italisë bashkë me tjetër shqiptar, Lorenc Dona, 31- vjeç, të cilit kishin kthyer një banesë në shtëpi droge. Kanabisin më pas e përpunonin dhe e tregtonin në tregun italian.

Policia ishte vënë në gjurmët e tyre dhe pasi i ndoqi i arrestoi në banesën e njërit prej trafikantëve në Venecia. Policia gjeti në garazhin e Ladi Ndojës dy çanta me 24 kg marijuanë dhe 28 kg të tjera në apartamentin e tij. Gjithashtu u gjetën dhe 24 karta identiteti të vjedhura në vitin 2012 të pa plotësuara.

Më pas agjentët e antidrogës  zbuluan vendin ku kultivonin kanabis në kushte artificiale, një zonë industriale në afërsi të Venecias.


Lajmi kryesor:

Arrestohet duke bërë vetëgjyqësi burri trafikant i kandidates Elda Hoti, ndaloi makinën e drejtorit të Arsimit në Mirditë: Blen vota për PS! Policia: Zyrtarit s’iu gjet asgjë, mbështetësit e PD me lista zgjedhësish (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?