Gjykata e Durrësit

Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit liron me arrest shtëpie ish-juristin e Kadastrës! Dosja e tretë për Mikel Zahon, akuzë për tjetërsim pronash

6 Dhjetor 2024, 15:30| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 15:58

  • Share

Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës, Mikel Zaho.

Kjo është masa e lënë në fuqi ditën e sotme (6 Dhjetor).

Ish-zyrtari Zaho është arrestuar për herë të tretë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, për tjetërsim pronash. Ndaj tij ka pasur edhe dy çështje të mëparshme në vitet 2019 dhe 2021.

Ai kërkohej për rastin e tjetërsimit të 448 mijë metrave katrorë tokë. Dosja u hetua nga Prokuroria në muajin Prill të këtij viti, kur edhe emri i Zahos figuronte mes zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të hetuar dhe akuzuar.

Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të, në lidhje me tjetërsimin e tokave në zonën e Spitallës.

Ai u kap nga policia dy ditë më parë (4 Dhjetor), teksa sot iu zbut masa e sigurisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?