Bujar Ajeti, Germizi

U arrestua me Erzen Breçanin, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk pranon t'i ndryshojë masën e sigurisë

29 Korrik, 14:13| Përditesimi: 29 Korrik, 14:34

  • Share

Tirane-  Gjykata e Posaçme ka refuzuar të lirojë nga paraburgimi Bujar Ajetin (Gjermizi) në hetim për vrasjen e dy vëllezërve Nela. Bujar Ajeti u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati dhe ish zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Në dosjen e SPAK, Germizi akuzohet se në bashkëpunim me Mustafin dhe shefin e Krimeve Gjoni ka planifikuar vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britani të Madhe. Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09 korrik 2024 kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:  Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përsa i përket procedimit penal në ngarkim të shtetasit Bujar Ajeti (Gjermizi) dhe zëvendësimin e masës së sigurimit të “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale në masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.”

Në përfundim të gjykimit, gjyqtarja Elsa Ulliri e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot 

Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e grupit kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë. Dy prej të arrestuarve nga SPAK  në nëntor 2023 për pjesëmarrje në grup kriminal, ishin dhe Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi të cilët u akuzuan se kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • isni: 30/07/2024 12:56

    mos e bofte piken e hajrit ordineri sa njerzit i ka marre ne qafe kshu eshte shqipniae leshit kur bente ligjin shiste pordhunonte arrestonte tani del edhe nga burgu

    Përgjigju
  • filip: 29/07/2024 16:56

    Erzen Breçani është koka e krimit prandaj deri sa u lirua ky të tjerët ushtarët e tij janë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?