U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin nesër para GJKKO! Ja ora kur do të zhvillohet seanca

22 Tetor, 15:50| Përditesimi: 22 Tetor, 17:12

  • Share

Presidenti i PL-së, Ilir Meta  do të dali nesër para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Së bashku me Metën para gjykatës do të dalin edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 9:30.

Njoftimi i GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë

22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe

verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta,

Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30.

Kur u arrestua Ilir Meta?

Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme 21 tetor 2024. Arrestimi vjen 5 vite pas hetimeve intensive për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror, që janë bashkuar në një dosje.

GJKKO gjithashtu ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin që Ilir Meta është në proces divorci, Piro Xhixho babai i Erisa Xhixhos arrest shtëpie dhe Ema Çoko e afërmja e tyre, detyrim paraqitjeje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?