Bilbil Hasani

Në burg për vjedhjen e 12 mijë lekëve, kuksiani vetëvaret me çarçaf tek 313-a, ILD: Verifikim nëse pati vonesa në hetime

21 Shkurt 2020, 09:55| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 10:26

  • Share

TIRANE - Një 43-vjeçar i ka dha fund jetës ditën e sotme në burgun "313" në Tiranë mëngjesin e sotëm. Bilbil Hasani është gjetur i vetëvarur me çarçaf në tualet nga gardianët. 43-vjeçari nga Kukësi, ishte në masë sigurie "arrest me burg", pasi në vitin 2019 ishte arrestuar për vjedhje.

Për ngjarjen e rëndë, reagoi edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i cili pasi thotë se "u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit, e po ashtu edhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra".

"Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural", thotë kryeinspektori Artur Metani në një reagim për ngjarjen.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 22/02/2020 11:41

    Ndaj nuk behet ky shtet.Hajduti eshte hajdut si per 1 apo 5 leke ai duhet te denohet se eshte hajdut e ka shkel ligjet e shtetit.Ne cilin vend te botes nuk denohet hajduti?Un per vehten time jeteoj jashte 30 e kusur vjet e nuk njoh ndonje shtet qe nuk denon hajdutin.Neser hajduti mund te vjedhin edhe ty,ti do e falenderosh qe te vodhi ty apo do denoncosh ne polici hajdutin? Fati keq I shqiperis qe ka njerez qe perkrahin hajdutin e stimulojne edhe shprehin keq ardhje per ndonje"drame" te tij!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sadiu: 22/02/2020 11:13

    Cesht kjo lloje drejtesije per 12 mijlek te vjetra, mbahet me arrest ne burge nje njeri qe ska be vaki ne drejtesine e kalbur shqiptare 30 vjecare.Cfar prokuri e gjykates leshi kaqen aji qe ka vendosur ndaj ketij te ndjeri.Ngushllime familjes,ndeshkim kortupsjonit ne drejtesi.Kryeispektori i larte i drejtesise duhet ta verefiloj ket fakt te turpeshem jo profesjonal e njerzote, te prokurorise dhe gjykates.Ligji percalton qarte masat me artest me burge.

    Përgjigju
  • Avokat: 22/02/2020 01:06

    Sot takova në burg, një person që i kishin vrarë babain edhe plagosur nënën në 1997. Në vend që të çohet gjithë shteti edhe psikologët në gatishmëri, bënin llogari ordinerë. Plagë sociale e tmerrshme.

    Përgjigju
  • Pyka: 21/02/2020 23:31

    Ngushëllime familjes!!!!!Fati i keq i tij që lindi në Shqipëri.....

    Përgjigju
  • Thor: 21/02/2020 20:17

    Per 12 mije leke qe 1 vit ne burg edhe ne fund detyrohet me bo vetvrasje,sa gjynah.Tjeret kan vra,pre,vjedh miliona e jane te lire jashte si zotni.Kancer Ishalla ne femijet e politikaneve qe kane vjedh ne kurriz te popullit.Ngushllime familjes se patriotit.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 21/02/2020 23:40

      Thore i leshit

  • timi: 21/02/2020 20:13

    keta gjyqtaret duhen varur me carcaf ne vend te tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?