U vu në pranga në Abu Dhabi, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt u mbajt 2 javë në vëzhgim para se të arrestohej! Bëri rezistencë ndaj policisë arabe

24 Shkurt 2023, 10:57| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 14:19

  • Share

I arrestuar në Abu Dhabi, Amar Shkëmbi, ditën kur u qellua ndaj ish prokurorit Arjan Ndoi, sipas hetimeve, ndodhej në njerën makinë të autorëve, por në TIMS rezultonte jashtë Shqipërisë. Kjo ka ngritur dyshimet për lidhjet e tij dhe grupit me njerëz të policisë që kanë ndihmuar në rastin konkret. Shkëmbi, me dy emra, Amar dhe Dritan, u lokalizua në Abu Dhabi të Emiratëve të Bashkuara Arabe, një muaj para. Antikrimi shqiptarë kishte marrë informacion, nga burime të posaçme, dhe ia përcolli ato shërbimit vendas.

Për afro 2 javë u mbajt në venzhgim  derisa ndërhynë për kapjen e tij, edhe pse pati rezistencë. Në momentin e arrestimit Shkëmbi nuk kishte asnjë dokument me vete, çfarë duhej verifikim gishtash, përmes së cilës rezultoi i përputhshëm me të dhënat e njëjta që Shqipëria kishte dërguar për të. Ishte Shkëmbi, të cilin Shqipëria e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtarë i grupit kriminal të atentatit të 1 nëntorit 2019, ku u vra shoferi Andi Maloku dhe u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.  

Pas arrestimit, Shqipëria kërkon ekstradimin e Shkëmbit në drejtim të Tiranës, një procedurë që pritet të zgjas për shkak të mungesës së një marrëveshjeje të tillë mes dy vendeve. Në çdo rast, gjykatat në shtetet ku kapen shqiptarë, ka apo nuk ka marrëveshje ekstradimi, i referohen konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe i takon vetëm gjykatës të caktojë nëse e vlerëson se mund të bëhet ekstradimi apo ka ndonjë arsye për ta refuzuar. Përgjithësisht refuzimi bëhet në rastet kur të arrestuarit mund t’i rrezikohet jeta pas ekstradimit.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një histori refuzimi me shtetin shqiptarë, duke ditur që atje, përfshirë edhe Dubain, janë strehuar disa prej personazheve më të njohur të krimit në vend, mes tyre për të njëjtën dosje si Shkëmbi, edhe Plaurent Dervishaj. SPAK dhe Policia kanë dyshime se atje mund të jenë të 3 personat e mbetur pa arrestuar për atentatin ndaj Ndojës, përfshirë edhe Ramazan Rrajën dhe Julian Meçen.  SPAK arriti të zbardh atentatin pas ndihmës nga homologët francez, të cilët vunë në dispozicion komunikimet që 11 anëtarët e grupit kanë pasur në aplikoacionin “Sky”, përmes së cilit po bëheshin gati për të tjera vrasje, mes tyre prokurori Ndoja, Rrumi i Shijakut dhe Arben Maneci. Aktualisht të arrestuar në vendin tonë janë 7 persona, 2 prej të cilëve pak ditë pas atentatit pranë mbikalimit të Shkozetit, Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, që po gjykohen te e Posaçmja, dhe pjesa tjetër të arrestuar së fundmi që janë lënë në burg pa afat.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj 
39 vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’. Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. 

Si u organizua atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja
Amar (Dritan) Shkëmbi dhe Julian Meçaj kanë komunikuar në aplikacionin ‘SKY’ mes datave 13 gusht dhe 23 shtator të vitit 2019 për të rënë dakord mbi sigurimin e kushteve dhe mjeteve për realizimin e vrasjes së ish prokurorit të Durrësit dhe Pëllumb Muharremit që ndodhej me të në makinë. Ata kanë komunikuar vazhdimisht në këtë aplikacion me qëllim që të mos përgjohen dhe identifikohen nga hetuesit e prokurorisë.

Nga 11 personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, ende nuk janë vënë në pranga 3 prej tyre. Më herët për këtë ngjarje janë arrestuar Redjan Rraja (5 nëntor 2019) dhe Arjol Halilaj në 5 maj të 2020-ës. Ndërsa në 20 janar të këtij viti u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Pas arrestimit të Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë 3 persona, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe Plaurent Dervishaj i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?