U arrestua te 'Ali Demi' me armë, arratiset nga komisariati 30 vjeçari! Si iu iku nga duart policëve, Gjykata cakton 'arrest me burg' në mungesë (Foto)

30-vjeçari Riljon Lala ishte dërguar për të dhënë shenjat e gishtave në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, aty ku qëndronte i arrestuar prej dy ditësh, rreth orës 08:00 të mëngjesit. Pas këtij veprimi proceduarial Lala do të dërgohej në Gjykatën Penale të Tiranës, në të cilën do të njihej me masën e sigurisë. Lala ishte pa pranga, ndërsa ruhej nga një oficer policie.

Në këtë moment që do të jepte shenjat e gishtave, 30-vjeçari ka përfituar nga rasti dhe është arratisur me shpejtësi nga dera pasme e Komisariatit nr. 1. Sipas rregullores, ai duhej të ishte i shoqëruar nga dy oficerë, ndërsa në rastin konkret shoqërohej vetëm nga një. Zyrtarët e Komisariatit nr. 1 kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për zbardhjen e rastit, ndërsa deri tani nuk ka dyshime për arratisje të organizuar. Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit, po ashtu hetimi ka filluar edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme.1609755372_1609753700RilionLala.jpg

Riljon Lala

Gjykata Penale e Tiranës ndërkohë ka caktuar masën “arrest me burg” në mungesë për 30 vjeçarin, i cili ishte arrestuar ditën e shtunë.

30-vjeçari Riljon Lala u arrestua në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”, vetëm dy ditë më parë. Personi në fjalë, në momentin që ka parë patrullën e policisë, e cila po lëvizte në zonë, ka nisur të vrapoj, ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve të policisë, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Lala akuzohet për veprën penale të “armëbajtjes pa leje”.

1609753851_16095991609b19e7286e0747c9bf7c15746f513447.jpg

Arma e sekuestruar

Ora 09:26
U dërgua të japë shenjat e gishtave, si u arratis 30 vjeçari para se të njihej me masën e sigurisë! Iu ikën nga duart policit

1609748912_kapett1.jpg

Riljon Lala është 30 vjeçari që u arratis sot nga komisariati numër 1 në Tiranë.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa më pas do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për t'u mësuar me masën e sigurisë. Ka qenë i shoqëruar nga 1 efektiv, ndërsa në një moment qetësie ka mundur të largohet.

SHÇBA pritet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me rastin.

Ora 01:00
2 ditë më parë u kap me armë me vete/ Del fotoja, ky është 30 vjeçari që u arratis sot nga komisariati në Tiranë

1609753700_RilionLala.jpg

Gazetari i Report TV Arsen Rusta ka siguruar foton e 30 vjeçarit Riljon Lala, nga Burreli i cili është arratisur sot nga komisariati numër 1 në Tiranë pasi u kap duke lëvizur me armë me vete dy ditë më parë në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora: 05/01/2021 06:03

    Polici leshi .Lexioni nr nje nje i ndaluar pavaresisht moshes dhe gjendjes shendetesore,pavaresisht fajit,pavaresisht kush ka qene kur duhet te dali nga qelia para se te dali i vihen prangat dhe pastaj hapet dera e qelise ,kjo procedure kryhet edhe kur kthehet ne qeli

    Përgjigju
  • Eri: 04/01/2021 11:53

    Budalla qyqari i shtoi sikletin vetvetes.

    Përgjigju
    • Oli: 04/01/2021 20:00

      I rrufsh lesht

  • $$$$$$$: 04/01/2021 11:23

    As kapen e as dorezohen trimat..policat dhjeraman

    Përgjigju
  • Tope Papagalos: 04/01/2021 10:59

    Futini nje super dajak sapp ta kapni bejani kurrizin me te bute se barkun

    Përgjigju
  • Shaban: 04/01/2021 09:46

    Nga armembatje tabinka edhe arratisje

    Përgjigju
  • Beki: 04/01/2021 09:28

    Si mund te aratiset dikush nga komisariati.

    Përgjigju
    • Ujku Fierit: 07/01/2021 02:40

      Me kemb e duar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?