Arrestohet për herë të dytë në Dubai Durim Bami dhe këtë herë me një proces të deportimit drejt Shqipërisë, ku ka çështje penale të hapur nga Prokuroria e Posaçme.
I akuzuar nga SPAK për dosjen e bujshme të grupeve kriminale që paguanin për eliminimin e rivalëve, i cilësuar si kreu i “Bandës së Niklës”, (një prej fraksioneve të grupit), Durim Bami fshihej në Emiratet e Bashkuara Arabe prej kohësh.
Ai ishte kapur më parë dhe lënë nën proces verifikimi, teksa po pak ditë më parë u riarrestua. Interpol Tirana ka nisur procedurat, teksa Abu Dhabi e ka konfirmuar arrestimin e Bamit. Lajmi u konfirmua nga gazetari i Report TV, Sokol Dema.
Ndalimi i tij është bërë prej datës 21 Tetor në Dubai, teksa u njoftuan edhe autoritetet shqiptare, por deri më sot nuk ishte bërë konfirmim zyrtar. Pritet të vijë me deportim, njëlloj si Plaurent Dervishaj.
Bami akuzohet se kishte paguar për eliminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, teksa edhe ky i fundit ofronte 1 mln euro për eliminimin e të parit për motive hakmarrjeje.
Herën e parë, ai u ndalua për llogari të SPAK në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm kishin lëshuar në muajin Maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.
Por për këtë arrestim, Durim Bami, mundi të lirohet nga Gjykata e Dubait, pavarësisht se ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme premtuan sjelljen e tij para drejtësisë.
Në dosjen "Revanshi" SPAK ka të skeduara, edhe fal zbardhjes së bisedave të përgjuara nga SKY ECC, disa grupe të rrezikshme kriminale në vend, që vepronin edhe jashtë Shqipërisë.
me kto akuza qe ka 5 vjet burg i ben. jan kopsit letrat ky do flasi per liken do behet pendito plus qe do i bejn edhe pak presion Tomes te hedhi nai lek per fushat
PërgjigjuTik tak Like zeza
PërgjigjuKto po bejne marrveshje, pi vijne po pastrohen Sgjenden prova dhe dalin te lire Ikin nga kerkimi ... bukur shume
Përgjigju