Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën dhe dosjen për ekstradimin e Durim Bamit.
Shkresat janë administruar dje mëson gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi.
Durim Bami u arrestua më 12 qershor 2024. Aiështë pjesë e dosjes “Revanshi” ku akuzohet për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.
Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës.
Në dosje u zbulua se për kokën e tij rivalët vendosën 1 milionë euro