Denis Doda rezulton se është pronar i kompanisë "FISH CO", në kontejnerin e të cilës u kap 7 kg kokainë. Sipas QKB-së kjo kompani është themeluar në 2019 dhe me vendndodhje në zonën e Kasharit në Tiranë. Kjo kompani merret me Import- eksport, tregtim peshku dhe produkteve të peshkut,materialeve të peshkimit dhe lundrimit. Import- eksport, tregti me shumicë e pakicë mallra të ndryshme ushqimore, industriale, bujqësore, blegtorale, pije të ndryshme, artikuj higjeno-sanitarë, detergjentë, artikuj kozmetikë etj.
Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e kompanise "FISH CO"
Doda rezulton se është bashkëpronar edhe me dy kompani të tjera, ku është bashkëpronar me shtetas italian, ku të dyja merren me Import-Eksport e peshkut, përpunim të peshkut dhe i nënprodukteve te tij. Dosa është ortak në kompaninë "GAMBERO ROSA" me seli në Durrës e themeluar në 2020 dhe në kompaninë "OCCHIO VIVO" e themeluar në 2018 po me seli në Durrës.
Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e kompanise "OCCHIO VIVO"
Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e kompanise "GAMBERO ROSA"
Lajmi kryesor:
Surprizojnë trafikantët, kokaina nga bananet 'kalon' te peshku! Kapen 7 kg në një kontejner në portin e Durrësit! I ishte vënë GPS, vinte nga Ekuadori, arrestohet pronari i firmës! Sinjalizimi nga DEA
//ReportTv.al