Gëzim Çela, ish-oficeri i forcave speciale i njohur ndryshe si ‘Baroni i drogës’ do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë. Ministri e Drejtësisë njofton se ekstradimi i Gëzim Çelës do të bëhet me procedurë të thjeshtuar.
Vetë Çela ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa Gjykata e Ferizajt në Kosovë lëshoi lejen për kryerjen e procedurave.
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Ai doli përgjimet e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit dhe u shpall në kërkim nga SPAK në 9 Tetor, ditën kur u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi.