U arrestua në Kosovë, SPAK kërkon ekstradimin e Gëzim Çelës! I dorëzon dosjen Ministrisë së Drejtësisë

13 Dhjetor 2023, 12:44| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 13:39

  • Share

SPAK i përcolli të martën Ministrisë së Drejtësisë kërkesën në lidhje me ekstradimin e Gëzim Çelës, i arrestua pasditen e së premtes në Kosovë. Tashmë pritet që Ministria e Drejtësisë të përpunojë dosjen dhe ta përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë.

Më pas Gjykata e Kosovës pritet që të japë vendimin për ekstradimin. Procedurat janë të njëjta si me çdo shtet tjetër, por lehtësohen për shkak të gjuhës dhe nuk nevojitet përkthim. Gëzim Çela prej 2006-ës ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes.

Çela kishte edhe mbështetjen e shefit të Komisariatit i cili i arrestuar para pak kohësh gjithashtu me urdhër të SPAK përmes operacionit “Flakë në Det”.

në përditësim...

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?