Igor Kokunov

Gjykata e Shkodrës mbyll 40 ditë në burg rusin e ndaluar në Muriqan! Igor Kokunov, anëtar i një fraksioni mafioz! Kërkohet nga Moska

7 Shtator 2023, 14:19| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 14:38

  • Share

Rusi 59 vjeçar Igor Kokunov i arrestuar disa ditë më parë në pikën kufitare të Muriqani është lënë në arrest me burg me afat 40 ditor nga Gjykata e Shkodrës.

Ai rezulton të jetë anëtar i një fraksioni mafioz në Moskë. Siç është raportuar më herët i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi autoritetet moskotive i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi akuzohet se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel rus.

“Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi” informoi disa ditë më parë policia e Shkodrës.

Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg. Operacioni u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?