Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Flodian Plakun, 41 vjeç, i njohur edhe si “Pole Qorri”, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 Mars 2024, në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.
Togat e zeza të Tiranës i caktuan atij masën e sigurisë "arrest në burg".
Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, i cili u arrestua në Orikum më 3 gusht, së bashku me Julian Aliajn dhe 3 të tjerë, pas një kohë të gjatë në kërkim.
Para togave të zeza, 41-vjeçari, i njohur edhe me nofkën "Pole Qorri" ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e ish-policit të burgjeve.
Po ashtu, ai pretendon se arsyeja pse dyshohet si vrasës i Gentjan Bejtjas është se 10 ditë para eliminimit të Gentian Bejtjas, ai ka përdorur një automjet Volkswagen Golf, automjet që dyshohet se kanë përdorur edhe autorët për të lëvizur në ditën e ngjarjes.
“Nuk kam lidhje me gjykimin, kam përdorur një Golf para 10 ditësh prandaj erdhi policia tek unë”, ka thënë ai para Gjykatës së Tiranës, siç ka mësuar gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.
Flodian Plaku u përfaqësua në seancë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por që u refuzua.
Në një konferencë të posaçme për shtyp një ditë më parë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, blutë bënë me dije se në momentin e kapjes së "Pole Qorrit" gjatë operacionit të koduar "Eterna", iu gjetën dhe sekuestruan17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit që Report Tv arriti të mësojë që në momentet e para të prangosjes së tij. Në raportimin e policisë u theksua se një nga armët të cilat iu gjet ishte me fishek në fole
Po ashtu, u arrestuan edhe 3 persona të identifikuar Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, pasi kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut gjatë kohës që ishte në kërkim. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ky i fundit ishte strehuar. Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.
Komente
