Maskat, dorezat e dozat e drogës që iu gjetën Eduard Kokës

U arrestua në prill për shpërndarje kanabisi, mbahej në burgun e Reçit! 45-vjeçari vdes në spitalin e Shkodrës

7 Qershor, 09:33| Përditesimi: 7 Qershor, 09:47

  • Share

LEZHË- Një 45-vjeçar i cili u arrestua në prill për shpërndarje kananisi ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Eduard Koka ishte vendosur në burgun e Reçit nga ku u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore. 

Eduard Koka ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’, në lagjen “Gurra”, të Lezhës pasi gjatë kontrollit fizik i ishin gjetur doza kanabisi, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 07/06/2024 09:45

    Nga se vdiq? Apo i duhej zemra a veshka dikujt në Europë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?