U arrestua në Rinas me mësuesin e ekstraduar, Report Tv siguron foton e shtetasit turk, mbështetës i Gylen

8 Janar 2020, 11:53| Përditesimi: 8 Janar 2020, 12:02

  • Share

TIRANË- Report Tv ka mundur të sigurojë foton dhe vizën kanadeze të falsifikuar të turkut Selami Simsek, i cili u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare së bashku me mësuesin turk Harun Çelik.

Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen. Ai së bashku me mësuesin turk Harun Çelik u kapën në aeroportin e Rinasit, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadeze të falsifikuar.

Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi. Simsek do të dalë në Gjykatën e Tiranës në datë 15 janar ku do të gjykohet nga gjyqtari Ahmet Metalian për akuzën "falsifikim pasaporte" e ngritur nga prokurorja Anila Galaxhi.

Selim Simsek dhe Harun Çelik 5 muaj më parë u arrestuan në Rinas me dokumente false teksa hynin tranzit me pasaportë turke, por me viza kanadeze false të falsifikuar, Çelik pasi përfundimit të  dënimit të tij në burg u depërtua në Turqi. Të dy këta shtetas turk njihen si mbështetës të Fetullah Gylen.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?