Besmir Lupi, i arrestuar sot nga policia në Vlorë

Kronikë
Top 24

U arrestua në Vlorë si njeriu i Met Kananit, si i shpëtoi drejtësisë turke Besmir Lupi?

13 Shtator 2018, 18:32| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 18:45

  • Share

Banda kriminale e Met Kananit i cili kontrollonte rrugët e trafikut të heroinës dhe kanabisit nga Turqia në drejtim të Europës, thuajse është shkatërruar nga operacionet e policisë turke dhe asaj shqiptare. Një pjesë e mirë e bandës së tij si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri, janë prangosur. 

Sot u arrestua në Vlorë një prej bashkëpunëtorëve të tij, Besmir Lupi, 32-vjeç. Lupi është një personazh i njohur pasi u kap në Turqi me grupin e Kananit, por u lirua për mungesë provash. 

32-vjeçari arriti t'i shpëtojë drejtësisë turke dhe pas daljes nga burgu u largua në drejtim të Shqipërisë. Në kërkim nga autoritetet që prej majit të këtij viti pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa u arrestua vetëm sot. Mbetet e paqartë sesi ka hyrë Lupi në vendin tonë në një kohë kur ishte shpallur në kërkim. Dyshohet se ai ka kaluar kufirin ilegalisht. 

Në grupin e “Eskobarit shqiptar” Met Kanani, Besmir Lupi kishte rolin e transportuesit të drogës, konkretisht të skafistit dhe konsiderohej si një prej njerëzve të tij më të besuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?