Mbyllte dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e arrestuar të Kukësit! Ja kush e zëvendëson

31 Korrik 2023, 11:27| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 14:20

  • Share

Pas arrestimit të kryeprokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita në saj të operacionit ‘Metamorfoza’ të SPAK, KLP ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Në akuzat e Prokurorisë, dyshohet se Lita mbylli dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër. Xhevahir Lita do të zëvendësohet nga Prokurorja Enkeleda Hoxha.

Në saj të këtij operacioni, u zbuluan autorët e vrasjes së Gjin Ndojit dhe atentatit ndaj Taulant Paplekajt. Shefi i operacionales në polici gjithashtu i arrestuar nga SPAK, Oltion Bistri komunikonte me Ervis Martinajn duke e informuar për operacionet ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet. 

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn,  Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

SPAK ka të arrestuar 6 nga 15 personat që u janë firmosur urdhërarrestet pas dosjes që mbërriti nga Franca me mesazhet e zbuluara të aplikacioneve SKY dhe ENCRO. Dy të tjerë u arrestuan në flagrancë.

4 ngjarjet kriminale që hetoi SPAK: 

-Vrasja e Gjin Boriçi Ndojit, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020.

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020

Të arrestuar deri tani 
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani i arrestuar në flagrancë
-Nehat Fojleta i arrestuar në flagrancë
Në kërkim
-Behar Bajri Brahovic
-Ervis Martinaj 
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
- Elion Hato

Në përditësim... 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 01/08/2023 08:58

    Mire ky qe paska mbyllur dosjet e Bajrave etj etj dhe hak e ka burgun e perjashtimin pergjithmone nga sistemi gjyqesor,po kjo qe po e zevendeson tani cfare bente qe dhe u burgos e tani qenka reabilituar te drejtoje kete gjykate? Jemi ne mire nga trute apo jane ata qe e paskan rehabilituar perseri kete kucke te degjeneruar gjyqtare?! Enkeleda Hoxha nuk u arrestua e u denua per nxjerrje te te burgosurve e krimineleve nga burgu ne kembim te parave...?

    Përgjigju
  • GHEXlOLP: 31/07/2023 21:00

    Është edhe drejtuesi i prokurorisë Shkodër në këtë mes se pa firmën e tij nuk kalon dosje në arkiv. Është edhe kryetari i gjykatës sepse pa vulën e tij nuk ndryshon asnjë masë sigurie! A duhet t'i përmend emrat apo e merrni vetë me mend se kush janë?!

    Përgjigju
  • Roni: 31/07/2023 13:35

    Bajrat ne Shkoder kane qenë te rrezikshem edhe ne Komunizem. Fis i degjeneruar qe sot merret me droge, prostitucion e vjedhje. Eshte e veshtire t'ia kepusesh fijet ketij fisi, vetem te shikosh se si i kane korruptuar policet dhe prokuroret. 80% e drejtesise ne Shkoder / Lezhe jane te lidhur me krimin, kush paguhet indirekt dhe kush nuk denon se ka frike per familjen dhe veten. Turp qe Drejtesia nuk godet disa kriminele qe e shkaterruan SHkodren.

    Përgjigju
    • Nido: 31/07/2023 15:17

      Shiheni pak drejtuesin e Prok Lezhë se eshte nder drejtuesit me të korruptuar sot për sot ne sistemin e drejtesise. Hetoni ju lutem lidhjet e tij kriminale dhe mekanizmat e tij gjobvenese ne lidhje me lejet e ndertimit ne bregdet dhe me cdo dosje kur ve gjoba të majme, duke marrë rryshfet ne emër te prokuroreve te tjere. Ju lutem hetoni cfarë lloji krimi organizuar fubdkionon ne kete prokurori me ne krye drejtuesin e saj. Disa here ka nisur hetimet spaku dhe asgje si hyn ne këmbe ketij kaposhi te korruptuar. Disa here eshte hetuar ky prokuror ku ka dalë ne pergjim dhe përseri i ka mbyllut dosjet. Zoti Dumani cfare dreqin eshte ky prok i paprekshem

  • Gripi: 31/07/2023 13:13

    Krimineli me i rrezikshem nga ts gjithe eshte ky Prokuror i Degjeneruar. Konfiskimi i pasurise eshte shume pak per kete monster. Vareni ne mes te shkodres qe te behet shembull. Kjo drejtesi e kriminalizuar eshte fajtorja e vertete e kesaj gjendjeje ne shqiperi. Asnje meshire per kete llum.

    Përgjigju
  • rezi: 31/07/2023 12:40

    Sa thelle ka hyre korupsioni deri te krye prokurori.... Duhet detyrimisht qe te vendosen gjykatat ushtarake ku te gjykohen ushtarak, gjyqetar e prokuror dhe denimet duhet te jene me te rrepta se gjykatat e tjera me qellim qe perpara se te kryejne nje veper penale keta ndyresira ta mendojne mire se cfar i pret.

    Përgjigju
  • Andi: 31/07/2023 11:53

    Jan te mbytun ne gjynahe prokuroria shkoder i kan hy ne hak shum njerzve

    Përgjigju
  • Edrama: 31/07/2023 11:47

    Mire ia keni ba mutit t mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?