U arrestua nga operacioni 'Shpirti', GJKKO shpall mos kompetencë për ish-prokurorin e Vlorës! Maksim Sota do të gjykohet në Durrës

15 Qershor 2023, 14:06| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 16:44

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) a shpallur moskompetencë për ish-prokurorin e Vlorës Maksim Sota, ish-shefin e sektoreve kundër trafiqeve në Vlorë Ilirjan Ballën dhe ish-oficerin Artur Krasniqi të tret ë arrestuar në kuadër të operacionit 'Shpirti' në 2 korrik të vitit 2021 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çështja do t'i kalojë gjykatës së Durrësit për gjykim.

Maksim Sota u arrestua nga SPAK në 2 korrik të vitit 2021, gjatë operacionit të koduar “Shpirti”, së bashku me 28 të tjerë, të dyshuar si pjesë e një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimet janë shtrirë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Pas arrestimit, për prokurorin Sota u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në 5 korrik 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullonte nga detyra prokurorin Sota për shkak të procedimit penal të nisur ndaj tij.

Sota akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira, të cilën e paguante trafikanti. Në këtë banesë Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Ndërkohë vetë ish-prokurori ka mohuar çdo akuzë. 

Ndërsa sipas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë, Ilirjan Balla ishte një ndër mbështetësit e Ilirjan Duçellarit dhe Artur Krasniqi shpërdori detyrën e tij si oficer duke liruar një prej skafistëve që dërgoi ngarkesën me drogë në Itali. 

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” që u zbardh nga Shqiptarja.com dhe Report Tv u zbulua roli i Ilirjan Ducellari (alias Zaimi) si kreu i bandës që kishte plantacione gjigante kultivimi hashashi në zonën e Skraparit dhe bënte të mundur trafikimin drejt Italisë. Ndërsa Rexhino Muça rezulton si pjesë e grupit të Ilirjan Duçellarit që në nëntor të vitit 2015 dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muça e Robert Muftari, por gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?