Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt

Kosova & Rajoni

U arrestua nga policia sepse shkroi mbi makinat e zyrtarëve 'zhvatës', lirohet nga qelia burri ish-ministres Besa Shahini

18 Korrik 2021, 08:05| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 06:18

  • Share

KOSOVË- Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni dhe Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, është liruar nga policia. Ai ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me aktivistë të tjerë para ministrisë së Drejtësisë.

Dardan Molliqaj u arrestua me 16 korrik bashkë me 7 aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave. Molliqaj dhe aktivistët e partisë shkruan mbi makinat e zyrtarëve 'zhavtës'. 

Ish-ministrja Arsimit në vendin tonë, Besa Shahini dhe bashkëshorti i saj, Dardan Molliqaj

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?