FOTO: Erdit Hazizaj dhe Sali Berisha, fushata e 14 majit 2023
Një prej të arrestuarve pas operacionit të SPAK mbrëmjen e sotme është edhe ish-efektivi Erdit Hazizaj. Deri në 2022 ai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Pas hetimeve të SPAK, ai së bashku me të tjerë akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.
Por gjithashtu mësohet se në vitin 2023 ai ka qenë pjesë e primareve të Berishës për kandidat si kryetar bashkie për Roskovecin për zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' i Metës dhe Berishës kandidoi me Hazizaj në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Lajmi kryesor:
SPAK operacion në disa qytete! Në pranga shefat e krimeve në Himarë e Lushnjë dhe ish-polici që kandidoi për bashkinë e Roskovecit me Berishën! SkyECC zbuloi përfshirjen në grupe kriminale (EMRAT)
G.K/ReportTv.al
