Kronikë

U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, KLP pezullon me votë unanime prokurorin e Sarandës Sali Hasa

22 Qershor 2021, 11:21| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 11:46

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë ditën e djeshme pasi prokurori u arrestua nga SPAK per korrupsion ndhe grup të strukturuar kriminal.  Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa arrestuar 3 ditë më parë si i dyshuar për korrupsion, ka shpërthyer në të qara në gjykatë këtë të hënë. Atij i janë vënë përballë provat ku është fotografuar nga hetuesit një takim i tij me motrën e një të pandehuri, ndërsa përgjimet kanë zbuluar edhe si trukoheshin ndeshjet e kategorisë së dytë për 150 euro.

Një takim i dokumentuar në zyrën e prokurorit Sali Hasa dhe përgjimet për trukimin e ndeshjes Selenica-Delvina janë ndër provat që prokuroria e posaçme ka ndaj grupit kriminal të Sarandës, ku i përfshirë ishte dhe hetuesi i arrestuar.

Në dokumentin e SPAK rezulton se Elsona Papa shoqëron në zyrën e prokurorit kallëzuesin e vëllait të saj me qëllim të pushonte procedimin penal, të marrë përsipër nga prokurori Hasa. Seanca këtë të hënë u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa ReportTv mëson se prokurori Hasa ka qarë gjatë komunikimit të akuzës dhe provave ndaj tij.

Mes të arrestuarve në këtë grup janë Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

Dy zyrtarët e futbollit sipas materialeve të siguruar nga Report Tv dyshohen se kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes Selenica – Përmeti, e cila ka përfunduar në favor të klubit Përmeti 0-1 me një penallti, e ku nga përgjimet rezulton se do paguhej arbitri nga 150 euro deri në 20 mijë lekë.

Po ashtu janë arrestuar  Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Mirani rezulton se është vëllai i Elsona Papës e cila ka shoqëruar në zyrën e prokurorit, Edison Kurkutin për të firmosur deklaratën e heqjes dorë nga kallëzimi për plagosje me dashje.

Pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë edhe një ekspert mjeko ligjor, i cili ka përpiluar një raport mjekësor false, në favor të pushimit të procedimit penal marrë përsipër nga prokurori Hasa dhe ai është Hysen Koleci, ndaj të cilit është vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK janë disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u janë sekuestruar telefonat celularë, u është kryer kontroll banese, ndërsa prokurorit Hasa i është sekuestruar edhe kompjuteri i zyrës. Gjykata ka lënë në fuqi masat e dhënë më herët për prokurorin Sali Hasa dhe të tjerët.

1624355177_60d0c500bd8ff16240904791624088482salihasa.jpg

Sali Hasa

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?