VIDEO/ Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, Mark Frroku lirohet nga qelia: Ishim në punë konform gjithë ligjeve! 'Detyrim paraqitje' edhe për 7 të tjerët

2 Nëntor 2023, 11:36| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 16:14

  • Share

Biznesmeni Mark Frroku, pronar i kompanisë AML u paraqit në Gjykatën e Durrësit, i lidhur me pranga, pasi qendroi tre ditë në paraburgim. “Report tv” sjell pamjet ekskluzive nga seanca për masën e sigurisë ku ish-deputeti qendron në kafaz bashkë me 7 personat e tjerë. Pasi ka dëgjuar prokurorin Gëzim Veizi dhe avokatët e dy palëve në konflikt, gjyqtarja, Entela Shedula ka caktuar “detyrim paraqitje”.  

Avokati Sokol Dednikaj kërkoi pushimin e hetimeve, duke deklaruar se Frroku ka kontratë me kishën franceskane për të kryer rrethiminin e tokës në Kepin e Rodonit si dhe nuk është përfshirë në konflikt fizik. Kërkesa nuk është pranuar nga gjykata, ndaj ai do të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale përkahje e autorit të krimit për tu larguar nga vendngjarja. Kjo pasi, Besnik Toma shofer dhe truproja e Frrokut ka qëlluar me armë gjatë konfliktit të së dielës. Gjykata caktoi masën “arrest me burg” në mungesë për Tomën, dhe kërkoi veçimin e çështjes gjatë gjykimit.  Në përfundim të seancës, Frroku tha një deklaratë të shkurtër.

‘Ishim në vendin e punës konform gjithë ligjeve të shtetit! Kaq nuk kam çfarë them. Ata që erdhën, ne ishim në vendin punës.’- tha Frroku.

Ndërsa prokurori i çështjes, Gëzim Veizi është shprehur se punimet për rrethimin e tokës po kryhen me leje të Bashkisë së Durrësit. Ai kërkoi hetim në gjendje të lirë edhe për rojen e kishës Pal Doda dhe punëtorët Antonio dhe Martin Lazri. Ata akuzohet për vetëgjyqësi dhe plagosje të lehtë. Po kështu detyrim paraqitje u caktua për Bajram Kaçulin, Erjon, Orgito dhe Ylli Reka, të cilët tentuan të pengojnë punimet për rrethimin e tokës në Kepin e Rodonit. Palët u përfshinë në konflikt pronësie pasi sipërfaqen prej 5 dynym në Kepin e Rodnit e pretendojnë si kisha franceskane ashtu dhe familja Kaçuli. Ndërsa Frroku ishte i pranishëm, si pronar i kompanisë që po kryen rrethimin, kontraktuar nga kisha.

DETYRIM PARAQITJE

Mark Frroku

Pal Doda

Antonio Lazri

Martin Lazri

Bajram Kaçuli

Erjon Reka

Orgito Reka

Ylli Reka

ARREST ME BURG NË MUNGESË

BESNIK TOMA

Report Tv ka siguruar dosjen e përcjellë në gjykatë ku një prej personave përfaqësues të kishës, i cili mbeti i lënduar nga dhuna me sende të forta, Ndue Sokoli, deklaroi se administratorja e “Albania Tourist Resort” Ana Shtjefni ka mosmarrëveshje me kishën.

Si ndodhi përplasja për pronën
Të dielën më 29 tetor, banorë të zonës, kundërshtuan punimet për rrethimin e një sipërfaqeje toke të pretenduar njëherësh nga Kisha Franceskane dhe nga Bajram Kaçuli. Sipas policisë, mollë sherri është kjo sipërfaqe toke, rreth 5 dynym e 417 metër e cila ka dalje në det. Konflikti i pronës tek Kepi i Rodonit ka nisur një vit më parë, kur Kisha Franceskane përmes kompanive private nisi punimet për rrethimin e tokës që e pretendon me çertifikatë pronësie. Punimet u kundërshtuan nga banori i zonës, Bajram Kaçuli që pretendon se ka edhe ai çertifikatë pronësie për të njëjtën zonë duke akuzuar palën tjetër për falsifikim. Çështja e dokumentacionit të pronës ndodhet në SPAK, madje prokuroria ka sekuestruar dosjet për verifikim, ndërsa Kisha ka vijuar ngritjen e rrethimit. Policia tha se për pretendimet e palëve për çertifikatën e pronësisë, janë referuar disa herë materialet në Prokurori, pas konflikteve që ka patur herë pas here mes palëve.  

Ora 13:48
Ekskluzive/ Mark Frroku në kafaz, pamje brenda gjyqit në Durrës! Përplasja tek Kepi i Rodonit, ish deputeti: Ishim në vendin e punës

 

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ për ish deputetin Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjetër pas përplasjes në Kepin e Rodonit të ndodhur pak ditë më parë.

Report Tv sjell pamje nga seanca në gjykatën e Durrësit.

Jashtë gjykatës Frroku tha se "Ishim në vendin e punës konform gjithë ligjeve të shtetit! Kaq nuk kam çfarë them. Ata që erdhën, ne ishim në vendin punës"

 

Ora 13:33
Sherri te Kepi i Rodonit, Gjykata Durrës liron nga qelia ish-deputetin, Mark Frroku dhe 7 të tjerët

 

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-deputetin Mark Frrokun dhe 7 të arrestuarit e tjerë për sherrin te Kepi i Rodonit në Durrës. Veç Mark Frrokut në masën 'detyrim paraqitje' janë lënë shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Gjykata Durrës caktoi 'arrest në burg' në mungesë për Besnik Tomën, shoferi i Mark Frrokut, i shpallur në kërkim si personi që ka qëlluar me tek plumb në ajër. Jashtë ambienteve të gjykatës Frroku u prit nga miq e të afërm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • policia: 02/11/2023 18:40

    futini more plumbin ketij kriminelit..

    Përgjigju
  • Qimi: 02/11/2023 15:42

    Ça e ka gjetur kyt vend prej mirditet ne Lezhe e me tok te kepi rodonit pastaj thojne u konfliktuan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?