Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, ndodhet prej më shumë se një muaji në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn. Ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti, ka zbuluar se Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me Cllevion, duke vendosur që ai të lirohet pas 7 ditësh.
“Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju pres në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”,shkruan Anaidi në Insta Story.
Kujtjojmë se rreth dy muaj më parë, Noizy dhe babai i tij u vunë në qendër të vëmendjes mediatike, pas një konflikti që patën ndaj, Clevio Serbiano, një personazh i njohur kryesisht për videot në rrjetin social "Tik-Tok" që gjithashtu merret me muzikë. Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia i vuri në hetim në gjendje të lirë, babë e bir. Sipas asaj që ka shkruar reperi në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.
Por teksa zihej me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai është vënë në pranga menjëherë pas sherrit për thyerje të masës së sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn.
36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.
Postimi i Anaid Kaloti
BRAVO GJYKATA LESHIT
PërgjigjuDO JESH CUN I MIRE ISHALLA NA BEN NOI KENGE TE MIRE LERI BUDALLALLIQET