Kronikë

U arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve, gjykata liron biznesmenin, Petrit Syla

23 Shtator 2019, 13:39| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 14:06

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ditën e sotme, administratorin e ‘Skela Syla’, Petrit Sylën, i cili ishte vënë në pranga me akuzën shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë.

Syla u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 16 gusht, ku humbën jetën dy punëtorë pas rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë.

Ishte avokati i biznesmenit Syla, Mirash Ndoci që apeloi vendimin, duke kërkuar lirimin e tij në Gjykatën e Apelit, pasi përgjegjësia për ngjarjen e ndodhur në një pallat te rruga e Elbasanit nuk binte mbi të.

Për këtë ngjarje, është në burg inxhinieri i kompanisë “Skela Syla”, Ilir Bendo, ndërsa në “arrest shtëpie”  Xhimi Tarushi, drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues.

 

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KIRI: 23/09/2019 16:17

    Ketij ti mbyllet firma dhe ti futet nje gjobe 500.000 euro...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?