TIRANË- Kristian Fusha para gjykatës 27-vjeçari që u arrestua mbrëmë i dyshuar për vjedhjen e dy kasafortave në Tiranë ka pranuar krimin, ndërsa rezulton se për vjedhje ai është proceduar edhe në vitin 2018.
Ngjarja në shtëpinë e E. Vitaj, motrës së të ndjerës Samanta Vitaj, ka ndodhur më 14 korrik ndërsa është denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë.
Pas arrestimit, teksa u kthye nga Mali i Zi pasditen e 20 Gushtit 2022 Fusha ka pranuar autorësinë e vjedhjes duke deklaruar se paratë i donte për të operuar këmbën.
Ai ka rrëfyer se pas vjedhjes së kasafortës, pasaportat që gjendeshin aty i ka hedhur në një fushë mbeturinash në Shkodër, ndërsa paratë i ka prishur.
E gjithë ngjarja merr përmasat e një tragjedie, menjëherë pas arrestimit dhe konfirmimit se i fejuari ishte autori i vjedhjes në banesën e motrës së saj Eva.
Samanta rezulton se ka vrarë veten, ndërsa shkaku i vetëflijimit po hetohet nga policia nëse ka apo jo lidhje me krimin që kreu i fejuari i saj.
Kristian Fusha u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës nën operacionin e koduar “kasaforta”.
Kristian Fusha u arrestua pasi se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, 23-vjeçarin me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.
Samanta Vitaj
E fejuara e 27-vjeçarit Kristian Fusha, S. Vitaj mësohet se ka vrarë veten. Report Tv mëson se dyshohet se e reja vetëm 17 vjeç përdori fostoksinë.
Kristian Fusha ka vjedhur kasafortat e E. Vitajt e cila jetonte në Tiranë, motrës së të fejuares së ndjerë. Mësohet se familja e Samanta Vitajt nga Malësi e madhe nuk ishte dakord me lidhjen e saj me 27-vjeçarin.
Nuk dihet nëse akti i 17-vjeçares lidhet me konfirmimin se 27-vjeçari kreu vjedhjen në shtëpinë e motrës së saj.
Sa gjynah, e mori ne qafe te shkreten, vetem 17 vjec. :(
PërgjigjuMund ta ndante dhe Ai te mbyste veten. Por ja qe u nxitua. Kur te dali, ky do marre nje tjeter 17 vjecare
Keqardhje e madhe te besh mik hajdutin ti japesh vajze hajdutit cfare fatkeqesie. HARRAM E PASTE
PërgjigjuCFAR FATKEQESIE MOS U NXITONI TE MERRNI KETE LLIJ KATEGORIE ????????
Përgjigju