U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe u zu me djemtë për makinën, lirohet ish gjyqtari Alaudin Malaj

28 Dhjetor 2020, 14:24| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 14:30

  • Share

Ish gjyqtari dhe ish anëtari i KLD-së, Alaudin Malaj, 49 vjeç, është liruar pas arrestimit me 26 dhjetor se theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, në një kohë që e kishte të ndaluar t'u afrohej.

Alaudin Malaj ka dalë ditën e sotme para trupit gjykues, e cila ka vendosur detyrim paraqitje për ish gjyqtarin.

Ish gjyqtari Alaudin Malaj u arrestua dy ditë më parë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Policia tha se Malaj ka rastisur në një parkim me fëmijët e mitur dhe ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për të mos ju afrua atyre të cilët pas divorcit, gjykata i ka lënë në kujdestari të ish bashkëshortes së gjyqtarit.

Ndërsa shkak i konfliktit që ai pati me një prej djemve të tij të mitur ishte pretendimi i djalit se babai përdortë makinën në pronësi të ish gruas, jashtë vullnetit të saj. Djali i ish gjyqtarit pretendon se makina është e së ëmës dhe se po përdoret nga Alaudin Malaj me forcë  duke çuar në konflikt dhe tone të larta të zërit mes tyre te Liqeni Artificial, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë.  

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?