Rusia e kërkon për spiunazh, por në Shqipëri, Svetlana Timofeeva e arrestuar në gusht të vitit të kaluar pranë uzinës së Gramshit, humbet edhe një tjetër betejë me drejtësinë. Gjykata vendosi ta mbajë ende në qeli për sulmin ndaj ushtarakëve dhe dyshimin se do merrte informacione sekrete, edhe pse kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Rusja 33-vjeçare Svetlana Timofeeva do të vijojë të qëndrojë në qeli edhe pse afatet e paraburgimit sipas avokatit të saj kanë përfunduar dhe prej 20 shkurtit ajo duhej të hetohej në liri. Mbrojtja kishte kërkuar që të shuhej masa e sigurimit personal të arrestit me burg, por gjykata e Elbasanit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për të kundërtën, zgjatjen e afatit të paraburgimit.
“Veprim jo procedural të mbahen tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve. Afati që ka përfunduar që më 20 shkurt. Kjo do të thotë mjerë ata që po gjykohen sot”
Shkelja e dytë sipas avokatit Saimir Vishaj është rrëzimi i kërkesës për përjashtimin e gjyqtares së çështjes. Sipas tij këtë vendim nuk mund ta merrte një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykate pasi është kryetare por duhet shqyrtuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
“Duhet të gjykohej nga gjykata e apelit, u gjykua nga një anëtare gjykate e së njëjtës shkallë, skandal, tërësisht në kundërshtim me ligjin”, tha avokati.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por deri më tani ajo ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar pak më parë kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për shtyrjen e afatit të paraburgimit për rusen Svetlana Timofeeva.
Këtë vendim avokati Sajmir Vishaj e ka konsideruar skandaloz, duke thënë se janë shkelur të gjithë procedurat.
“Veprim procedural i papranueshëm dhe tërësisht në shkelje të ligjit që tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve. Afati i paraburgimit të Timofeeva ka skaduar më 20 shkurt. Mjerë ata që po gjykohen sot. Kishim bërë kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit ndërkohë jashtë afateve prokuroria kërkoi zgjatje afati”, tha Vishaj.
Ai tha se i papranushëm është edhe vendimi nga gjykatës i të njëjtës shkallë për kërkesen për përjashtimin e një gjyqtari nga procesi i gjykimit.
“Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshme”, tha ai.