U arrestua për 3.5 milion euro abuzim me kreditë fiktive/ Drejtoresha e fondit 'Besa' kërkon lirinë

3 Shtator 2019, 15:04| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 15:14

  • Share

TIRANË- U arrestuan nën operacionin e koduar “kredia” me akuzën e abuzimit dhe vjedhjes së 3.5 milion eurove, kërkojnë lirinë nga Gjykata e Apelit.

Albana Imami, Lertina Kakni, Matilda Domi, Mihal Hanxhari, Orkida Driz dhe Esmeralda Vaso kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë 'arrest me burg'.

Pritet që nesër në apelin e Tiranës të zhvillohen masat për Albana Imamin ish drejtoreshën e filialit të fondit “Besa” dhe bashkëpunëtorëve të saj në këtë skemë piramidale.

Vendimi për Imamin dhe 6 personat e tjerë do të jepet nga gjyqtarja Albana Lluri.

Në skemën e kredive fiktive deri më tani rezultojnë 160 të tilla, ndërsa për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë drejtoresha Albana Imami e cila prej 15 vitesh ishte pjesë e fondit Besa kish nisur dhe skemën e piramidave duke marrë para me % në hua jashtë sistemit bankar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?