U arrestua për abuzim seksual me të miturën, ekspertiza e nxjerr impotent, lirohet nga qelia 60-vjeçari lezhjan

23 Prill 2020, 10:36| Përditesimi: 23 Prill 2020, 10:42

  • Share

V.N. 60-vjeç i arrestuar nga prokuroria e Lezhës në 17 janar 2020 për akuzën e “Marrëdhënieve Seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, “Ngacmim Seksual” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”, është liruar nga burgu. Vendimi u mor nga gjykata e Lezhës, me kërkesë të prokurorisë së qytetit, ku që prej fillimit të muajit Mars 2020, ndaj V.N. është zëvendësuar masa e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Kjo vendimmarrje për lirimin e 60-vjeçarit erdhi si rezultat i hetimeve të kryera nga prokuroria, e cila pasi administroi aktet e ekspertimit nga instituti i mjekësisë ligjore, doli në përfundimin se V.N. ishte impotent.

Ndërsa vajza e mitur, vetëm 8-vjeç, rezultoi se ishte e padefloruar (e virgjër). Nisur nga këto përgjigje të ardhura nga mjekësia-ligjore, prokuroria e Lezhës në muajin Mars ka depozituar kërkesën në gjykatën e qytetit, duke kërkuar lirimin nga burgu të 60-vjeçarit dhe caktimin ndaj tij, masën e “arrestit në shtëpi”. Që prej fillimit të Marsit, V.N. është mbyllur në banesë. Ndërsa prokuroria e Lezhës ka vendosur pushimin e dy akuzave “Marrëdhënieve Seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” dhe “Ngacmim Seksual”, duke çuar si të pandehur V.N. në gjykatën e Lezhës, vetëm për akuzën e “Drejtim i automjeteve në gjendje të dehur”.

Ngjarja ka ndodhur në më 17 janar 2020 rreth orës 10:05, ku ishte një njoftim në sallën e policisë së Lezhës, që vuri në lëvizje efektivët, pasi një automjet në afërsi të shkollës së fshatit, po lëvizte me shpejtësi pranë nxënësve duke rrezikuar kalimtarët. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia konstatoi 60-vjeçarin V.N., i cili kishte ndaluar automjetin e tij dhe ishte kapur në telat e rrethimit të shkollës dhe po bisedonte me një nxënëse duke i thënë fjalët, “hajde zemër, hajde shpirt, etj”.

Ai është pyetur nga punonjësit e policisë për arsyen e qëndrimit tek shkolla dhe ka thënë se vajzën e ka mbesë. Por me pyetjen e drejtorit të shkollës dhe të mësuesit kujdestar të vajzës së mitur, rezultoi se mes tyre nuk ka lidhje. Ditën që u arrestua nga policia, 60-vjeçarit iu bë edhe testi i alkoolit, ku rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 0.93 mlg/l. Për këtë shkak ai tashmë është marrë i pandehur dhe pritet që në ditët në vijim të gjykohet për vetëm këtë akuzë.

Komento

Komente

  • Lezhe: 23/04/2020 14:37

    Avukatit edhe ati qe i ka ba analizat i ndodhte ne familje. Edhe gjykatesit bashke .Zoti ju kujtofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?