Kreshnik Zhega

U arrestua për dhunë në familje! Lirohet nga qelia djali i ish-trajnerit të kombëtares

21 Prill 2020, 16:22| Përditesimi: 21 Prill 2020, 16:24

  • Share

Kreshnik Zhega, djali i ish-trajnerit të kombëtares Medin Zhega, është liruar sot nga burgu pas akuzave për “Dhunë në familje”. Zhega u arrestua pak kohë më parë nga policia e Tiranës dhe gjykata e kryeqytet ka vendosur caktimin e masës “arrest në burg” me afat 30 ditor.

Por sot gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurimit për djalin e ish-trajnerit të Kombëtares Medin Zhega, duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Zhega akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Dhunës në familje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?