U arrestua për dhunimin e
gazetarit, Gjuzi mohon akuzën

22 Gusht 2017, 12:54| Përditesimi:

  • Share
U arrestua për dhunën për shkak të detyrës ndaj gazetarit Elvi Fundo 42 vjeçari Ilir Gjuzi mohon akuzën para hetuesve.

Gjuzi ka dëshmuar se ai as e njeh dhe as ka pasur asnjëherë konflikt me Fundon, duke mohuar se është ai autori i ngjarjes së 8 Marsit.

Fundo u dhunua nga dy persona të maskuar me kapele e shallë ndërsa arrestimi i Ilir Gjuzit u bë pas hetimeve të kryera nga komisariati numër 3.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatën kërkesën për caktim masë sigurie arrest me burg ndaj Gjuzit, deri në përfundim të hetimeve për këtë rast.

Gjuzi do të dal të mërkurën para gjykatës penale të Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?