ITALI- Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në muajin mars 2024, pasi iu gjet 260 gramë kokainë, 350 gramë marihuanë dhe gati 25 mijë euro cash, është dënuar me gjashtë vjet e katër muaj.
27-vjeçari Rrok Macaj ishte identifikuar nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të departamentit operativ, të cilët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim.
Mbrëmjen e 15 marsit 2024, policia e kishte lokalizuar pranë fushës së sportit Villa Potenza dhe e kishin ndaluar për kontroll. Sipas prokurorisë, nga kontrolli u zbuluan afërsisht 4 gramë kokainë, e ndarë në pesë pako gati për t’u shitur.
Karabinierët kishin kontrolluar edhe banesën e tij, në qendër të qytetit, ku dhe atje iu gjetën edhe 260 gramë kokainë, 350 marihuanë dhe shuma prej 25 400 eurosh, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës, sipas mediave italiane.
Avokati që mbron 27-vjeçarin, Andrea Albanesi, kishte kërkuar që gjykimi të zhvillohej me procedurë të shkurtuar dhe dje (4 shkurt) gjyqtari i gjykatës së Macerata, Claudio Bonifazi e dënoi me gjashtë vjet e katër muaj burg.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)