Pak kohë pasi u la e lirë nga autoritetet italiane, Elsa Lila është shfaqur në disa foto të publikuara në rrjetin e saj social, nën shoqërinë e opinionistit Arjan Konomi.
Direkt pasi zgjidhi problemet me drejtësinë Elsa është bërë e gjallë në rrjetet sociale duke shpërndarë foto apo video nga përditshmëria e saj dhe së fundmi na tregoi se është takuar në Romë me opinionistin e njohur Arian Konomin.
Duket se dyshja janë kënaqur shumë nën praninë e njëri-tjetrit dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet disa fotove të postuara në Instagram ku shfaqet krahë opinionistit.
“Sa e bukur Roma me @arjankonomin”- shkroi Llila.
Postimi i Elsa Lilës
Tashmë që akuzat ndaj saj kanë rënë, artistja është gati të rikthehet në vendin e saj, dhe jo vetëm kaq, por edhe t’i rikthehet muzikës.
Në muajin maj, kur doli nga burgu, avokati i këngëtares, Saimir Vishaj, i cili është daja i saj tha se kishin rënë të gjitha akuzat.
Elsa Lila u arrestua në operacionin e policisë italiane në 16 mars, ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare. 13 urdhër arreste u lëshuan, teksa në pranga përveç Elsa Lilës ra edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi.
Këngëtarja 40-vjeçare akuzohej se mbante llogaritë e trafikut të drogës. Siç u raportua më herët, këngëtarja kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj "këshilltareje", ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri "si në Shqipëri".