Durim Bami

U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin

29 Tetor, 13:15| Përditesimi: 29 Tetor, 16:48

  • Share

DUBAI- Një nga personat më të njohur të botës së krimit, Durim Bami u ka kërkuar autoriteteve në Emiratet e  Bashkuara Arabe që mos të deportohet në Shqipëri. Kreu i bandës së Niklës, i cili u arrestua për herë të dytë në Dubai, thotë se në Shqipëri i rrezikohet jeta dhe kërkon që mos deportohet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Bami u ka renditur autoriteteve emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin nëse kthehet në vendin tonë. 

Ndalimi i tij është bërë prej datës 21 Tetor në Dubai, ndërsa më datë 6 nëntor Bami pritet të dalë para autoriteteve ku do të vendoset edhe nëse do të deportohet apo jo në Shqipëri, njejtë si rasti i Plaurent Dervishajt.

Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin 45-vjeçarin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/10/2024 23:06

    T'u rrezikoka jeta e dashkan te te vrasin! Po ti sa personave u ke rrezikuar,apo marre jeten?!

    Përgjigju
  • Thumana: 29/10/2024 15:38

    O duro ti je si prift qe shum veta kan ardh e tregu mekatet te ti pa llogarit ato qe ke ba vet sa per ata te 16 si dun me te vra gjysmen si ke ma qarkullim Kshuqe dhe per 8 qe kan ngel do bahesh 100vjeq se kur sta moren kalan nga mrena qtash sta marrin sak

    Përgjigju
  • luli: 29/10/2024 14:09

    Ne fakt te kane ren ne qafe kot ... Hajt se kriminelat nuk vdesin nga pleqeria

    Përgjigju
  • Real: 29/10/2024 14:02

    Ti meriton te zhdukesh si rrace e jo me te jetosh. Eja ketu dhe behu i penduar se ndoshta te kursehet ndonje gje. Ata te 16 i ke ne dubai keshtu qe do jesh me i sigurte ketu more pleh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?