Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në ballkonin e banesës në Lundër, para dy vitesh.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Enca tha se për këtë çështje e ka kuptuar gabimin e bërë.
“Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.
Sa i përket konsumimit këngëtarja tha se është një temë delikate për tu diskutuar, teksa shprehet se kur është në SHBA e komsumon pasi atje lejohet.
“Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë”, tha Enca.
Komente

Dhe nga /dashuria/ per bimet zgjodhe pikerisht kanabisin te mbillje?!Zoti ka sjelle dhe bimet nga te cilat del kokaina e heroina,por Zoti nuk ka sjelle dhe zgjidhjen e problemeve qe sjell varesia prej tyre.Kush je ti moj Enca qe ben loje fjalesh per zgjedhjet e njeriut ne lidhje me dicka qe natyra,ose Zoti e krijoi jo per konsum njerezor,por vetem si pjese te natyres e planetit?!
Përgjigju