U arrestua për lirimin para kohe të Lulzim Cakës/ Gjykata e Elbasanit kthen në shtëpi drejtorin e burgut

12 Gusht 2019, 13:17| Përditesimi: 12 Gusht 2019, 14:51

  • Share

Më 30 korrik ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj do të bënte publik prangosjen e Judmir Shurdhit i cili mbante postin e drejtorit të burgut të Kosovës. Ky arrest është rrëzuar në Gjykatë e cila ka vendosur që hetimet ndaj Shurdhit dhe ish vartësit të tij kartelistit Llazar Mino të vazhdojnë por në gjendje të lirë.

Shurdhi dhe Mino u arrestuan pasi sipas hetimit administrativ të shërbimit dhe kontrollit të brendshëm në burgje kishin firmosur për të liruar nga qelia 40 ditë para se të mbaronte dënimin, Lulzim Cakën personin e dënuar për vrasje e krime makabre në vitin 1997. Prej 30 korrikut në kërkim u shpall dhe i liruari Lulzim Caka për të cilin Policia e Shtetit prej asaj dite nuk ka dhënë asnjë njoftim se ku po e kërkon dhe se si mundi ai të arratisej sapo doli nga burgu.

Në të njëjtën ditë ministrja Gjonaj paralajmëroi dhe shkarkimin në masë të drejtuesve aktual të burgjeve, ndërsa tashmë ky proces ka nisur duke hapur garën e rekrutimeve.

Burime për Report Tv nga ministria e drejtësisë sqaruan se deri në fillim të shtatorit ata që do të largohen nga posti aktual i drejtuesit përllogariten në 15 dhe pjesa tjetër në një fazë të dytë.

Kjo sqaruan të njëjta burime vjen për shkak se një pjesë e këtyre drejtuesve janë gjetur me shkelje si dhe masat e sigurisë në burgjet që ata drejtojnë kanë ceduar edhe me futjen e sendeve të ndaluara në burgje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xll: 13/08/2019 14:37

    Nuk ka kopetence drejtori burgut te liroje kur i do qejfi te burgosurit gabimi per konflikt interesi denohet

    Përgjigju
  • Gjin Bua Shpata: 12/08/2019 15:17

    Te jesh grua gjeja e pare qe te besh eshte te japesh doreheqjen zonja ministre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?