Bledar Zeneli në gjykatë

U arrestua për nxitje të terrorizmit, Apeli i GJKKO shpall moskompetencë për Bledar Zenelin! Dosja i kalon gjykatës së Durrësit

22 Gusht 2022, 11:36| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 15:07

  • Share

GJKKO ka shpallur moskompetencën për Bledar Zenelin, i cili u arrestua pak ditë më parë për nxitje të terrorizmit. Dosja për Zenelin i ka kaluar gjykatës së Durrësit, ndërsa është nën akuzë vetëm për nxitje të urrejtjes ose grindjeve. Bledar Zeneli u arrestua pasi publikonte në rrjete sociale thirrje për terrorizëm, akuza të cilat ai i mohoi.

Bledar Zeneli u arrestua për kryerjen e veprave terroriste dhe nxitjes të urrejtjes.

Ai dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?