U arrestua për plagosje të rëndë me dashje, gjykata e Lezhës lë në burg ish-drejtorin e OSHEE-së

18 Qershor 2022, 08:59| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 09:12

  • Share

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i arrestuar dy ditë më parë për plagosje të rëndë me dashje, do të qëndrojë në burg.

Ai u njoh me rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij dhe në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Nikolli mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi bashkëfshatari i tij me të cilin është konfliktuar kishte qenë i armatosur.

Por pavarësisht pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Altin Nikollin. Ndalimi i tij u bë të enjten me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezultoj te jetë përfshire në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe nga veprimet hetimore dhe akti i ekspertimit, organi i akuzës ka arritur të provojë se Altin Nikolli ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij Marin Gjoka, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas ngjarjes të plagosurit  ju gjet dhe një armë zjarri dhe ju komunikua urdhër ndalimi në Spital, por disa muaj më vonë prokuroria ka arritur të provojë se arma ishte teknikisht e parregullt. Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie,  pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?