Ardjan Doçaj

U arrestua për rrëmbimin e Jan Prengës, lirohet Ardjan Docaj! Lihet në 'detyrim paraqitje'

1 Shkurt 2021, 15:36| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 15:55

  • Share

Erdhi nga Vjena pasi policia e shpalli në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në Kamëz, gjykata liron nga burgu Ardjan Docajn. Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Docajt masën e 'detyrim paraqitje' duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.

Ardjan Docaj është vetëdorëzuar pranë autoriteteve, 19 ditë pas pengmarrjes ndërkohë që një ditë me parë Operacioni "Forca e Ligjit" i sekuestroi pasuritë në Shkodër. Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.

Vetë Doçaj shprehej në një seancë gjyqësore se "nuk kam lidhje, si njoh, kurrë nuk kam qenë i dënuar. Nuk i jam shmangur në asnjë moment drejtësisë, kam qenë jashtë shtetit, erdha u vetëdorëzua dhe kërkoj hetimin në gjendje të lirë". 

Ditën kur është vetëdorëzuar Ardjan Doçaj kanë folur për Report TV, vëllai dhe avokati i tij. 

"Vëllai im nuk i ka asgjë borxh Shqipërisë dhe as jetë krimi. Ka ikur nga Shqipëria më 2 nëntor dhe është kthyer vetë me vullnetin e tij se është shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin, s'ka lidhje me jetën e krimit. I lutem shtetit shqiptar të mos marrin djem nënash në qafë se s'i kemi gjë borxh. Nga ora 5-8 të darkës më kanë marrë, më kanë shpall që gjëra atë mëtejshme që nuk i kam as unë as një pjesëtar i familjes sime", deklaronte vëllai.  Ndërkohë që avokati  mohoi përfshirjen në këtë ngjarje dhe si provë të pakundërshtueshme sipas tij ka vulat në pasaportë.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, ndërsa më 5 shkurt 2020 Doçaj sapo mbërriti nga Vjena u vu në prangat e policisë.

Prej më shumë se një viti trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ndërsa policia ndër emrat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tij ka edhe pjesëtarë të familjes Hajri në Shijak.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zvicerr: 01/02/2021 16:33

    Ma mir ishe mrena ooo bish se i ke oret e numerume

    Përgjigju
    • Abc123: 04/02/2021 02:31

      O zvicra. Te Q**sha ter rrobet e shpis

    • Per zv: 01/02/2021 17:08

      E ke gabim mos mendo kshu

  • Jari: 01/02/2021 16:01

    Jepini. NJe dekorate,,korona ju rente mu ne koke....ishallah...

    Përgjigju
    • O njer: 02/02/2021 05:42

      Po ky zdokete lidhje mete vertet. Prandaj esht dourezuar.. në qofte de ka gisht e verteta vonon Por nuk harron

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?