Jorgo Goro (Foto nga arkivi)

U arrestua për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie shtyhet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

18 Tetor, 14:13| Përditesimi: 18 Tetor, 14:32

  • Share

Shtyhet më datë 1 nëntor seanca paraprake për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

Shkak u bë prokura e një prej avokatëve që mbron një të pandehur që është në mungesë.

Për këtë arsye, trupa e gjykimit shtyu seancën me dy javë. Jorgo Goro ishte vetë i pranishëm në seancën e kësaj të premte.

Për ish kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaccme për kalimin e dosjes për gjykim.

Goro akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste dhe refuzim për deklarim e mosdeklarim të pasurisë. Së bashku me ish-zyrtarë të bashkisë Himarë, ata janë të lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?