Elsa Lila dhe kryeministri Edi Rama

U arrestua për trafik droge, Kreshnik Spahiu në mbrojtje të Elsa Lilës: Po sulmohet jo për atë që akuzohet, por për bindjet politike se mbështeste 'Rilindjen'

16 Mars 2022, 15:57| Përditesimi: 16 Mars 2022, 16:04

  • Share

TIRANË- Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila u arrestua ditën e sotme në Itali, e akuzuar si financiere e një bande droge. Ai thotë se këngëtarja, po sulmohet nga disa qytetarëm por edhe mediat opozitare për bindjet e saj politike, pasi ka mbështetur Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

“Sot Elsa Lila është sulmuar barbarisht nga gjysma e mediave shqiptare, jo për atë çfarë akuzohet apo arrestohet, por për bindjet politike.

O njerëz, Elsa përpara se të jetë socialiste, është nënë, bashkëshorte, motër por dhe ikonë e muzikës shqiptare. Zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaja për partinë”, shkruan Kreshnik Spahiu.

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është përfshirë në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë. Në vitin 2010, ajo iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe  te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie  me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Lila ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, I cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

Elsa Lila dhe kryeministri Edi Rama

Elsa Lila u arrestua sot në operacionin e policisë italiane ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare. 13 urdhër arreste janë lëshuar, teksa në pranga përveç Elsa Lilës ka rënë edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 17/03/2022 19:28

    Elsa më dhimbset se është rritur jetime!! Ajo ka kaluar trauma që në vogëli... është artiste e madhe! Italianët nuk do t'a dënojnë, këtu do të jemi. Gazetat kanë ndërtuar lajmin më qendër Elsën kur ajo është periferike në mekanizëm!

    Përgjigju
  • Xxxx: 16/03/2022 19:38

    Plot artiste kane shkuar pas Edi Rames, pse nuk i arreston policia italiane??? O Zot, c'lidhje ka fakti se ka mbeshtetur Ramen me faktin se eshte marre me droge. Turp te kete, pisja.

    Përgjigju
    • Gripi: 16/03/2022 21:28

      Sakte, Turp te kete per veten dhe turp per faktin qe eshte nene dhe eshte pjese e trafikut te helmit qe ne shumicen e rasteve ju shkateron ose ju merr jeten adoleshenteve dhe te rinjve.

  • Xxx: 16/03/2022 16:23

    Edi rama c pune ka me kete?? O gjigan vazhdo punen se po e ben ket vend mbas 100 vitesh, mos u dorzo

    Përgjigju
  • Leonard: 16/03/2022 16:21

    Po c lidhje ka se i ka rreshqitur kemba kesaj lumadhes more aman, mire qe sju ndane ata mongolet e sali shejtanit nga sheshi po dhe ketu do grriceni me edin more. Bravo te qofte se po mban nje shtet ne kembe ne kohe lufte kryeminister

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?