Dervish Hasi

U arrestua për trafikim të të miturve dhe pornografi, shtyhet seanca për mjekun Dervish Hasi

6 Shkurt, 13:24| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:20

  • Share

TIRANË- Shtyhet seanca në Apelin e Përgjithshëm për mjekun Dervish Hasi i arrestuar për trafikim të të miturve dhe pornografi. Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami.

Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12 mbahet seanca e radhës. Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë. Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?