U arrestua për vjedhjen e një tapeti e përfundoi në koma, Komiteti Helsinkit reagon për Jani Rustemajn: U konstatua qasje diskriminuese ndaj 27-vjeçarit

10 Maj 2023, 18:01| Përditesimi: 10 Maj 2023, 21:08

  • Share

Për rastin e 27 vjeçarit Jani Rustemaj i cili kaloi në gjendje kome pas arrestimit në 12 prill nga policia për vjedhje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar gjithë procedurën e ndjekur nga institucionet e shtetit duke konstatuar një sërë shkeljesh të rënda, deri në diskriminimin e të riut që i përket komunitetit rom.

Sipas raportit të publikuar, Komuniteti i Helsinkut thekson se 27 vjecari, përdorues, droge, pas shqetësimeve të shfaqura ka marrë trajtimin e parë një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, duke u trajtuar me metadon. Por në kartelën mjekësore të të riut, nuk rezulton të jetë kryer asnjë analizë mjekësore për gjendjen e tij dhe për vijimin e mjekimit. Ndërsa pasi ka vijuar të rëndohet është trajtuar me  medikamentin diazepam, por pa specifikuar dozën dhe pse u rekomandua ky mjekim.  

Sipas raportit të KSHH të dhëna të tjera kontradiktore, janë konstatuar edhe për transferimin e të riut nga Blloku i sigurisë në ambientet e burgut 313 dhe IEVP 302, pas vendosjes së masës së sigurisë për të. Komunitetit Helsinkut vëren se i riu është mbajtur në shkelje të ligjit dhe të drejtave të të burgosurve në paraburgim, tej afatit 48 orësh të lejuar. Fillimisht është konstatuar nga KSHH, se i riu nuk ka pranuar të transferohet se te burgu 302 se ka një hasëm aty. Por vet burgu 302 ka refuzuar të pranojë transferimin e 27 vjecarit me pretendimin se nuk  mbajnë këtë lloj kategorie në institucionin e tyre. 

Shkeljet vijojnë edhe më tej kur edhe burgu 313 refuzon transferimin e Jani Rustemit nën pretendimin se ka mbipopullim, gjë e cila ka rënë poshtë nga komuniteti i Helsinkut pasi është konstatuar se në atë moment në burg kanë qenë 50 persona më pak se numri limit, i këtij burgu që është 480. Për Komunitetin e Helsinkut kjo krijon dy standardizim në praktikën e autoriteteve dhe dyshime të arsyeshme, për trajtime të diferencuara me qasje diskriminuese ndaj tyre, për shkak se 27 vjeçari Jani Rustemi i përket komunitetit rom.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre javë që nga momenti që i riu ndodhet në reanimacionin qendror të Qendrës spitalore Nënë Tereza dhe monitorimit nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkut, ende nuk është konstatuar se cila ishte arsyeja që e dërgoi këtë të ri në koma. Mbidoza e metadonit të cilën e merrte për varësinë ndajë lëndëve narkotike, pranë qendrës Aksion Plus, apo diçka tjetër.

Jani Rustemaj u arrestua për vjedhjen e një tapeti, ndërsa ai ishte përdorues heroine. 27-vjeçari vijon ende të jetë në gjendje kome.

Por çfarë ndodhi që e çoi të riun në këtë gjendje?
Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, - thotë policia - të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”.

Sipas kartelës mjekësore të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim - thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza", ku ndodhet edhe sot në gjendje kome.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?