Foto ilustruese

U arrestua për vjedhjen e mbi 7 mijë litrave naftë të TAP-it, sëmuret papritur nga zemra, Apeli lë të lirë biznesmenin

12 Dhjetor 2018, 17:58| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 18:04

  • Share

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Beratit, e cila urdhëronte lirimin nga qelia të biznesmenit Artur Guri i akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e mbi 7 mijë litra naftë në depozitat e projektit TAP. Të vetmit që po qëndrojnë në qeli për këtë supervjedhje që përllogaritet në 13 milion lekë të vjetra, janë dy bashkëpuntorët e biznesmenit Guri, Hyda Vila dhe Enrico Lalo. Nga hetimet e prokurorisë të dy këta persona rezultojnë puntorët e Artur Gurit, të cilët për llogari të këtij të fundit shpërndanin naftën me bidona tek klientë të ndryshëm.

Artur Guri, njihet si tregtar në Berat dhe është pronari i hoteli në Berat. Është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë nga blutë e policisë së Beratit për vjedhjen e 7080 litra nafte, e cila me çmimin e tregut për litër, kap shifrën e mbi 13 milion lekëve të vjetra. Sipas prokurorisë Guri ka qënë personi kryesor që ka organizuar vjedhjen e tonelatave të naftës, por përgjimet dhe vëzhgimet në teren nuk e kanë bindur gjykatën e Beratit dhe atë të Apelit Vlorë, që ai të qëndrojë në burg.

Guri ka përdorur një taktikë të bërë modë tashmë në dyert e gjykatës, duke pretenduar se pas arrestimit nga policia dhe izolimi në burg, ai kishte filluar të shfaqte probleme me shëndetin, dhe më konkretisht zemrën. Avokatët e Gurit kanë shpalosur para gjykatës disa raporte mjekësore duke argumentuar se Guri vuan nga sëmundjet e zemrës dhe i nevojitet një aparaturë oksigjeni, apapraturë kjo e cila nuk disponohet nga administrata e burgut të Beratit, ku ai ishte izoluar.

Nisur nga kjo situatë gjyqtarja e Beratit Rudina Palloj, ka vlerësuar si të mirqënë sëmundën e papritur të biznesmenit Guri, duke vendosur ta lirojë atë nga qelia dhe izoluar në masën e “arrestit në shtëpi”, por duke urdhëruar që ai të dalë nga banesa vetëm në rastet kur të paraqitet për mjekim. Ky vendim, është lënë në fuqi edhe nga gjykata e Apelit në Vlorë, e cila tashmë i ka vënë kapak lirimit të Gurit nga burgu, ndërkohë dy bashkëpuntorët e tij për vjedhjen e mbi 7 mijë ton naftë në TAP, ndodhen në burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?