U arrestua për vrasjen e Santiago Malkos, gjykata e lë në burg pa afat, Ilir Selmani: Do të flas herë tjetër

18 Prill 2020, 12:43| Përditesimi: 18 Prill 2020, 12:44

  • Share

Dy ditë pas arrestimit nga policia të Ilir Selmanit gjykata i ka komunikuar këtë të shtunë atij masën e sigurisë “arrest me burg”  të dhënë në mungesë, i dyshuar se mori pjesë në ekzekutimin e Santiago Malkos në 27 gusht 2019. Përpara trupës gjykuese Ilir Selmani nuk ka pranuar të flasë por ka thënë se do të shprehet në një moment të dytë.

Ilir Selmani u arrestua dy ditë më parë në zonën e Xhamllikut shumë pranë vendit ku u vra dhe ish-efektivi Malko, teksa gjatë kontrollit i’u gjet dhe sekuestrua një pistoletë dhe municion luftarak. Më herët Selmani ka mohuar të ishte i përfshirë në atentatin mafioz ndaj ish efektivit Santiago Malko. Ndërsa ka pranuar se ka pasur konflikte me grupin e Ervis Martinajt për shkak të miqësisë me Leonard Dukën i cili konsiderohet si kreu i Klanit të Dukës. Po cili ishte roli i Selmanit në ekzekutimin e Santiago Malkos më 27 gusht 2019?

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara në atë kohë nga ReportTV pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave. Blendi Teta është kthyer në dëshmitarin kryesor pasi ka zbërthyer pjesë të rëndësishme të grupit që organizoi vrasjen e Santiago Malkos. Ilir Selmani është pjesë e klanit Duka, të Leonard Dukës, që dyshohet se fshihet pas vrasjes së Santiago Malkos. Disa muaj më parë, Selmani ishte subjekt i OFL-së, ku i kërkohet të justifikonte pasurinë pas dyshimeve se është formuar nga bota e krimit. 

Komento

Komente

  • Vlore: 18/04/2020 23:15

    Surretere

    Përgjigju
  • Plasini brenda keta kerma Kriminele...: 18/04/2020 14:23

    Per te Jetuar te qehte e gjithe Njerezimi,,keta kerma Kriminele duhen Futur ne Burg...dhe mbas Burgut,, tek Qielli ne hajer te paster ...afer Yjeve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?