Ilir Selmani dhe viktima Santiago Malko

U arrestua për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani mohon pjesëmarrjen: Kam mosmarrëveshje me grupin e Elvis Martinaj

17 Prill 2020, 13:06| Përditesimi: 17 Prill 2020, 13:09

  • Share

Ilir Selmani, i arrestuar ditën e djeshme në zonë  e Xhamllikut për pjesëmarrje  në vrasjen e Santiago Malkos, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Sipas burimeve të Report TV, Selmani ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019.

"Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij" është shprehur Selmani, i cili ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me grupin e Ervis Martinajt dhe për këtë mbante armën me vetë që iu sekuestrua gjatë arrestimit.

"Kam mosmarrëveshje me  grupin e Ervis Martinajt kjo për shkak dhe të shokut tim, Leonard Duka, për këtë mbaja dhe armën me vete', tha thënë Selmani para hetuesve.

Selmani u arrestua ditë e djeshme në zonën e Xhamllikut, shumë pranë ku dhe është kryer vrasja, duke çuar kështu në 2 numrin e personave të arrestuar lidhur me këtë atentat mafioz, pas Blendi Tetës. Selmani  është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave.

Ilir Selmani është pjesë e klanit Duka, të Leonard Dukës, që dyshohet se fshihet pas vrasjes. Report Tv ka siguruar videon e arrestimit të Selmanit, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve në rrugën “Xhanfize Keko” të cilët e kanë parë operacionin nga dritaret e ballkonit.

Komento

Komente

  • shaban: 17/04/2020 16:33

    ku e gjete armen? Pse ke mosmarrveshje? Si jeton i mbyllur se njerezit 1 muaj kane ne karantine dhe ngordhem me ankesa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?